23:07 / E Martë, 24 Maj 2022 / A K

Antidroga arreston një person, i gjen heroinë në veturë

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Sektorit qendrorë të antidrogës në Prishtinë pas një pune hetimore dhe operative sonte me datë 24.05.2022, në Graqanicë kanë ndaluar një automjet të dyshuar VW CADDY ngjyrë e bardhë, me targa vendore dhe gjatë kontrollit në ulësen e pasagjerit është gjetur një qese në brendinë e se cilës ishin dy paketime me ngjyrë të
zezë që dyshohej të jetë substancë narkotike.


Sipas ekzaminimit dhe matjeve fillestare rezulton që substanca e dyshuar narkotike është e llojit Heroinë dhe pesha e saj është 835.4 gram.


Pas konsultimit me prokurorin kompetent është bërë bastisja e një banese në lagjen Dardania ku është sekuestruar një telefon.
Si prova/dëshmi materiale janë gjetur dhe sekuestruar:


Një veturë e tipit VW Caddy me targa vendore
(835.4 gram) substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë,
Katër (4) telefona celular.


I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (Sh. L.)është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, dërgohet në mbajtje për 48 orë për vazhdim të mëtutjeshëm të procedurave hetimore.