11:24 / E Premte, 09 Qershor 2023 / k.v

Antidroga me aksion në disa lokacione në rajonin e Prizrenit

Antidroga e Policisë së Kosovës që na orët e hershme të mëngjesit është duke e zhvilluar një aksion në rajonin e Prizrenit, raporton IndeksOnline.

Cak i këtij aksioni janë personat që dyshohet me bazë se merren me trafikim të narkotikëve dhe vepra tjera kriminale.

Aksioni po zhvillohet në disa lokacione ndërsa ende nuk ka të dhëna për sasinë e drogës së konfiskuar dhe për arrestimin e ndonjë të dyshuari.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar për rastin…