75 Mall Live Search
22:15 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Antony ”rilind” te Betisi, shënon supergol në Conference League (VIDEO)

Futbollisti brazilian, Antony si duket është rilindur te skuadra e Betisit, pas një peridhe jo të mirë të kaluar te Manchester United.

Ditë më parë ai ndryshoi ambient dhe po shkëlqen te skuadra spanjolle.

Pasi shënoi gol në ndeshjen kundër Celta Vigos në La Liga, Antony sapo ka shënuar një supergol, duke i dhënë epërsinë Betisit ndaj Gentit, në ndeshjen e Conference League./IndeksOnline/