13:00 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Anulohen aktivitetet për Ditën Kombëtare të Italisë

Italia nesër shënon ditën kombëtare të sajën, por ambasadori i Italisë në vendin tonë, Nicola Orlando, konfirmoi se nuk do të ketë asnjë aktivitet.

E gjithë kjo për të respektuar viktimat që humbën betejën me sëmundjen e Covid-19.

“Nesër është Dita Kombëtare e Italisë. Nuk do të ketë ngjarje publike në shenjë respekti për viktimat e koronavirusit në të gjithë botën. Por, ne mund të shijojmë të sigurt muzikën italiane & historinë e saj në emisionin “Prite të gjelbrën” në RTV 21 nesër prej orës 11:00 deri në ora 13:00”, shkroi Orlando në Twitter.