19:30 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Anulohen të gjitha fluturimet në aeroportin e dytë më të madh në Britaninë e Madhe

Aeroporti Gatwick ka anuluar të gjitha fluturimet pas një problemi me sistemin e kontrollit të trafikut ajror.

Gatwick njihet edhe si aeroporti i dytë më i madh në Britani të Madhe, i renditur pas  aeroportit ‘Heathrow’.

Arritjet dhe nisjet nga ky aeroport janë ndërprerë që nga ora 17:00 për shkak  të problemit tek kontrolli i aeroportit, kurse pasagjerëve iu është thënë se ishte një çështje kompjuterike.

Njoftimi për ta është bërë përmes rrjetit social ‘Twitter’, transmeton Indeksonline.

Pas këtij njoftimi shumë pasagjerë janë shprehur të dëshpëruar, duke thënë se janë tejet të lodhur nga e gjithë kjo ndodhi.

Kolin Kemp, këshilltar konservator në Woking tha se janë duke punuar që të zgjidhet sa më shpejtë problemi si dhe për të identifikuar sa më qartë se çfarë saktësisht po ndodhë.

“Për shkak të një çështje në sistemin e kontrollit të trafikut ajror të Gatwick, fluturimet janë pezulluar. Jemi duke punuar me ANS, përgjegjësin e kontrollit të trafikut ajrore që sa më shpejtë të korrigjohet kjo çështje dhe se qarkullimi të jetë i mundur. Kërkojmë ndjesë dhe këshillojmë udhëtarët të kontrollojnë linjat ajrore në faqen tonë të fluturimeve për informacione më të shpejta”, tha njëri nga zëdhënësit e këtij aeroporti./Indeksonline/