11:17 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / LB

Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, është anuluar.  Kështu ka bërë të ditur, Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate dërguar medieve.

Në këtë komunikatë nuk janë bërë të ditura arsyet e anulimit të kësaj mbledhje, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se kohëve të fundit kanë dështuar disa herë mbledhjet e kryesisë së Kuvendit.