23:30 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Anulohet miqësorja, por jo miqësia, “Wembley” merr ngjyrat e flamurit italian

Pa përhapjen masive të koronavirusit, mbrëmjen e sotme në “Wembley” do të duhej të luhej ndeshja miqësore mes Anglisë dhe Italisë, por situate e krijuar bëri që të ndërpriteshin të gjithë aktivitetet sportive.

Megjithatë Federata Angleze e Futbollit ka dhënë një mesazh për t’u përshëndetur, pasi ka ngjyrosur stadiumin mitik “Wembley” me tringjyrëshin e flamurit Italian, ndërsa në ekranin gjigant u shpalos edhe një mesazh ku thuhej: Jemi të ndarë, por jemi bashkë. Forca Itali.

Mesazhi ka bërë xhiron e botës shumë shpejt, ndërsa edhe kreu i Federatës Italiane të Futbollit nuk ka ngurruar të falënderojë homologët e tij anglezë, duke u shprehur se futbolli e dha mesazhin e tij bashkues përsëri.