22:33 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

“AP”: Përfshirja e Rusisë në krizën mes Kosovës dhe Serbisë e komplikon situatën

Agjencia amerikane e lajmeve ‘Associated Press’ (AP) sonte ka komentuar se “përfshirja e Rusisë në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës do mund të komplikonte përpjekjet e BE-së për të gjetur një zgjidhje paqësore, dhe do të shkaktonte vonesë në arritjen e objektivit të deklaruar të dy vendeve – anëtarësimi në BE.

Siç shkruan AP, Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet për tu anëtarësua në BE.

“Edhe pse Serbia formalisht kërkon anëtarësim në BE, kohët e fundit po kultivon lidhje të ngushta politike dhe ushtarake me Rusinë”, përcjell “Beta” tekstin e AP-së, lidhur me bisedën e sotme telefonike të presidentëve të Serbisë dhe Rusisë, Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin.

“Presidenti i Serbisë i ka kërkuar presidentit rus këshilla se si t’i kundërvihet ‘dhunës dhe agresionit’ ndaj serbëve në Kosovë, çfarë mund të komplikojë përpjekjet e Perëndimit për gjetjen e një zgjidhje paqësore të krizës në Ballkan”, shkruan AP, përcjell Telegrafi.

Zyra Aleksandar Vuçiqit, sipas AP, ka thënë se “Vuçiq kërkoi këshillë nga Putini për shkak se është plotësisht e qartë se shqiptarët (e Kosovës) kanë përkrahje të gjerë nga shumë shtete perëndimore për shpalljen e ‘njëanshme’ të pavarësisë dhjetë vjet më parë”.

Në komunikatë “nuk thuhet nëse Putin ofroi udhëzime konkrete”, por, sipas AP-së, “Vuçiq më pas i tha një televizioni serb se ai arriti në konstatim se Serbia mund të llogarisë në ndihmën e plotë dhe kyçe të Federatës Ruse”.

Në anën tjetër, sipas AP-së, “Kremlini njoftoi se Putin dhe presidenti i Serbisë diskutuan për çështjen e Kosovës  ‘në kontekstin e veprimeve provokuese të autoriteteve në Prishtinë’ kundër Marko Gjuriqit, shefit të  zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, i cili për pak kohë u arrestua dhe u deportua hënën, pas ndërhyrja e policisë së Kosovës “.

Trupat e NATO-s janë të vendosur në Kosovë që nga viti 1999, kur “Aleanca Veriatlantike ndërhyri për të ndalur sulmet serbe mbi shqiptarët dhe një angazhim ushtarak i serbëve në Kosovë do të krijonte një krizë të madhe me Perëndimin, veçanërisht në qoftë se ekziston mbështetja indirekte të Rusisë”, shkruan AP.

Agjencia e amerikane e lajmeve thotë se “ndërsa Rusia mbështet aspiratat e Serbisë ndaj Kosovës, Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve perëndimore kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Rusia është duke u përpjekur për të zgjeruar ndikimin e saj në Ballkan kryesisht nëpërmjet aleatit të saj tradicional sllav, Serbisë”.

Temat: