07:26 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Apostolova do tA inaugurojë ndërtimin e ngrohtores së re, në Gjakovë

Sot pritet të nisë ndërtimi i një ngrohtoreje të re moderne me biomasë, në Gjakovë.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, do të marrë pjesë në inaugurimin e punimeve të këtij investimi 14 milionë eurosh të Bashkimit Evropian.

Përurimi do të bëhet në vendin e quajtur Rezinë, ku do të ndërtohet ngrohtorja e re.

Ndërtimi i ngrohtores me biomasë, do të ofrojë përfitime të shumta për qytetarët.

Rreth 40% e qytetarëve të Gjakovës do të përfitojnë nga furnizimi i ngrohjes me cilësi të lartë, do të ketë më pak ndotje të ajrit me ngrohtoren e re, e cila gjithashtu do të prodhojë edhe një sasi të caktuar të energjisë elektrike.

Vetëm pak javë më parë, gjatë një vizite në Gjakovë, Apostolova kishte shprehur zhgënjimin për mos fillimin e punimeve për këtë ngrohtore duke iu kërkuar autoriteteve që të mbyllin të gjitha procedurat e parapara.

Projekti për ngrohtoren është parashikuar të funksionojë me biomasë, duke përdorur mbeturinat bujqësore dhe drusore si lëndë djegëse.

Këtë projekt Komuna e Gjakovës e kishte fituar në vitin 2015, por prej atëherë nuk nisi ndërtimi i saj