09:09 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Apple” bën njoftimin e rëndësishëm: Bëni update telefonit deri të dielën ose…!?

Nëse nuk prishet, mos e rregulloni – apo jo? Epo, disa nga ju përdoruesit e produkteve të “Apple”-t mund të mos kenë një zgjedhje këtë fundjavë.

“Apple” paralajmëron pronarët e iPhone dhe iPads më të vjetër se nëse nuk u bëjnë update pajisjeve të tyre në programin më të fundit iOS brenda të së dielës, ata nuk do të jenë në gjendje të lidhen me internetin.

Produktet iPhone dhe iPad nga 2012 dhe më herët do të kenë nevojë për update para mesnatës më 3 nëntor, në mënyrë që të ruajnë vendndodhjen e saktë GPS dhe të vazhdoni të përdorni App Store, iCloud, email dhe shfletim në internet, sipas Apple.

Kjo është e gjitha për shkak të çështjes së ndërrimit të kohës GPS, sipas “Apple”-it, diçka që ndodh për çdo 19 vjet kur pajisjet GPS duhet të rivendosen në mënyrë që të masin me saktësi kohën dhe datat, sipas Zyrës së Energjisë Elektrike në Departamentin e Energjisë.

Pra, nëse keni një iPhone 5, 4, ose një iPad 2 ose një iPad të gjeneratës së tretë, kjo është për ju.