18:58 / E Shtunë, 07 Shtator 2019

Apple do ta prezantojë iPhone 11, drejtpërdrejt në YouTube

Më nëntë shtator, Apple do të prezantojë më në fund iPhone 11 dhe Pro, si dhe Apple Watche.

Si zakonisht, Apple e prezanton drejtpërdrejtë në internet në Safari, Chrome dhe Firefox, sikur edhe në Apple TV.

Kësaj radhe, për herë të parë, do ta transmetojë edhe në YouTube, pajisjet e fundit.

Si kërkuesi i dytë më i madh pas Google, për Apple ishte e paarsyeshme të mos e shfaqte edhe në YouTube, ku shumë përdorues kërkojnë për pajisje të reja.

Deri më tani, Apple nuk donte që ta transmetonte, në një platformë rivale, por duket se gjërat kanë ndryshuar dhe është dashur të pranonte gjithsesi.

Në mënyrë që të zgjerojë sa më shumë numrin e klientëve, Apple ka bërë marrëveshje edhe me Instagram, që më herët nuk e kishte, derisa tani kanë bashkëpunim të mirë.