08:39 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

Apple do të përdorë pjesë të lira të baterisë për të kompensuar koston e 5G në iPhone 12

Ndërsa përballet me kosto të larta prodhimi të serive iPhone 12 për shkak të teknologjisë 5G, Apple po përdorë komponentë më të lirë në drejtim të tjera sipas analistit Ming-Chi Kuo.

Goditjen më të madhe do ta marrë teknologjia e baterisë sipas Kuo ku Apple do të reduktojë numrin e shtresave dhe vendosur qelizat në një hapësirë më të vogël.

E thënë thjeshtë bateria do të kushtojë 40 deri në 50% më pak sipas Kuo ndërsa vitin e ardhshëm një tjetër reduktim do të bëhet me 30 deri në 40%.

Përfshirja e teknologjisë 5G në iPhone do ti kushtojë Apple mes 125 deri në 135 dollarë për njësi dhe kjo është vetëm për teknologjinë mmWave. Çipet 5G për frekuencat nën 6Ghz do të kushtojnë 75 deri në 85 dollarë për njësi.

iPhone e këtij viti do të debutojnë në Tetor disa javë më vonë sesa prezantimi tradicional i Shtatorit.