22:56 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Apple e konfirmon: Këto modele të iPhone kanë probleme!

Kamera e “Iphone”, dukshëm ka problem serioze, madje këtë e ka kofirmuar edhe vet gjiganti “Apple”.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për kameren e përparme, dhe ky problem është vërejtur tek iPhone XS, iPhone Xs Max dhe iPhone XR.

Apple konsideron se kamera e përparme jep një efekt misterioz, por përditësimi i ardhshëm i IOS do të rregullojë këtë problem. Përdoruesit thonë se kamera aktuale e bën fytyrën e tyre të duket si një kukull plastike. Ky efekt, thonë ata, ndodh në mjedise që janë të ndriçuara mjaft mirë.

Anomalia me fotot sele tek këto modele të iPhone shfaqet kur aplikoni opsionin “Smart HDR”.