12:00 / E Martë, 29 Shtator 2020

“Apple” fitoi sa dyfishi i “Samsungut” dhe “Huaweit” së bashku

Tregu global i telefonave të mençur u tkurr për 23 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar. Rëniet në të hyra kanë rënë për 15 për qind për kompanitë e telefonave.

Edhe pse çmimi mesatar i shitjes u rrit për 10 për qind, të dhënat kanë treguar se pandemia ka goditur fuqishëm edhe këtë sektor. Në përgjithësi, telefonat e nivelit më të lartë u shitën për tetë për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.

Ndër kompanitë e mëdha, Apple përjetoi rritje të shitjes. iPhone u shit me të madhe në të gjitha tregjet e botës dhe përjetoi rritje për 3 për qind në krahasim me një vit më herët.

Sipas të dhënave të “Counterpoint”, Apple kapi 34 për qind të shitjeve të telefonave sivjet dhe 59 për qind të përfitimeve në këtë industri në tremujorin e dytë. Kompania u rrit shumë në Kinë, ndërsa teksa kompania pritet të lansojë edhe modelin iPhone 12, parashikimet janë se do të shumëfishojë shitjet.

Për dallim nga gjiganti amerikan, kompanitë rivale Huawei e Samsung bashkë përfituan 37 për qind të të hyrave totale nga shitja e telefonave.