Apple fiton rastin ndaj Xiaomi për markën tregtare në Evropë
Apple Inc ka arritur që të parandalojë kompaninë kineze të telefonave të mençur të Xiaomi Inc që të regjistrojë tabletin saj “Mi Pad” në tregun e Bashkimit Evropian.
Gjykata e dytë më e lartë në BE, Gjykata e Përgjithshme, vendosi që Mi Pad nuk duhet të regjistrohet për shkak se konsumatorët mund të hutohen nga ngjashmëria e shenjave. Mi Pad i Xiaomi dhe iPad i Apple janë tabletë kompjuterik.