23:46 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / MSH

Apple, gati të firmosë marrëveshjen për të integruar ChatGPT në iPhone

Apple thuhet të jetë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me OpenAI që do ta lejojë kompaninë të integrojë ChatGP për disa shërbime të reja të ofruara nga Inteligjenca Artificiale në iPhone.

Dy palët besohet se janë në bisedime për të përdorur vetitë e chatbot-it në sistemin e radhës operues për celularët, iOS 18, sipas Bloomberg, që citon njerëz të afërt me çështjen.

Nëse marrëveshja do të finalizohet, OpenAI do të kthehej në partnerin e parë të të Inteligjencës Artificiale të Apple.

Bisedimet vijojnë dhe deri më tani nuk ka konfirmime se kur Apple do ta bëjë marrëveshjen publike. Ndërkohë, as OpenAI dhe as Apple nuk kanë bërë komente rreth këtyre raportimeve.

Ka po ashtu raportime se gjiganti amerikan i teknologjisë është duke ndërtuar çipin e vet të Inteligjencës Artificiale për qendrat e të dhënave dhe objektet e gjera që fuqizojnë chatbotët duke përdorur serverë kompjuterikë në distancë.