15:22 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Apple gati të lëshojë një iPod touch të ri

Apple është duke u përgatitur për të nisur një version të ri të iPod touch në vitin 2019.

Kjo do të ishte një përmirësim i parë i iPod touch që kur Apple lansoi gjeneratën e 6-të të pajisjes në vitin 2015.

iPod-i i tanishëm prej 4 inç ekzekuton versionin më të fundit të platformës mobile të Apple, iOS 12.

Me iPhone të rinj gjithnjë e më të shtrenjtë , iPod touch është një pikë hyrëse interesante dhe e lirë në ekosistemin e Apple të iOS./Indeksonline/