16:17 / E Diele, 09 Shkurt 2020

Apple gjobitet me 27 milionë dollarë

Apple është gjobitur me 27 milionë dollarë për ngadalësimin e qëllimshëm të modeleve më të vjetra të iPhone pa e bërë të qartë për konsumatorët.

Gjoba u vendos nga DGCCRF, mbikëqyrësi i konkurrencës dhe mashtrimit në Francë, i cili tha se konsumatorët nuk ishin paralajmëruar, shkruan BBC.

Në vitin 2017, Apple konfirmoi se ngadalësoi disa iPhone, por tha se e bëri këtë vetëm për të “zgjatur jetën” e pajisjeve.

Më pas, Apple tha në një deklaratë se e kishte zgjidhur çështjen me mbikëqyrësit.