Apple hesht për problemet e fundit të iPhone XS dhe XS Max me karikimin
Apple ka heshtur përballë raportimeve se iPhone Xs dhe XS Max nuk karikohen kur lidhen me një burim energjie nëse ekrani i tyre është i fikur.
Shumë përdorues kanë raportuar se telefonët e tyre refuzojnë të karikohen nëse nuk janë përdorur për pak kohë.
Disa modele fillojnë të karikohen vetëm pasi përdoruesit ndiznin ekranin.
Shqetësimin e ngriti kanali në Youtube Unbox Therapy i cili ka mëse 12 milion abonentë.
Ankesa ka pasur edhe në rrjetet sociale kur disa përdorues kanë spekuluar rreth funksioneve të reja të sigurisë në iPhone.
Që nga iOS 11.4.1 porta e karikimit të iPHone mund të ç’aktivizohet kur telefoni ka qëndruar i pa përdorur për pak kohë në mënyrë që të parandalojë aksesin e duart të “huaja.”
Ende mbetet e paqartë sesi kjo mundet të ndikojë tek telefoni i atyre që kanë raportuar probleme karikimi.
Deri në këtë moment Apple ka qëndruar në heshtje.