16:05 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Apple konfirmon datën e prezantimit të iPhone 11

Ftesat për aktivitetin e madh të Apple kanë mbërritur për të gjithë duke konfirmuar edhe datën e spekuluar të 10 Shtatorit.

Aktiviteti do të mbahet në Teatrin Steve Jobs në Kampusin e kompanisë. Ftesat përmbajnë një logo shumëngjyrëshe të Apple në homazh të logos së Apple të viteve 80.

Në qendër të vëmendjes së aktivitetit padyshim do të jetë iPhone 11 e cila do të vijë në dy variante: modeli standard iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro që do të zëvendësojnë XS dhe XS Max respektivisht.

Skema gjithashtu do të shënojë një qasje të re për kompaninë e cila po lufton me rënien e shitjeve të smartfonëve.

Duke shitur një model buxhetor, Apple mund tu afrohet atyre konsumatorëve të cilët janë lënë jashtë nga çmimet e larta që kalojnë 1,000 dollarët. Gjithashtu do të ndihmonin Apple të fitonte terren në tregjet e mëdha të Kinës dhe Indisë.

Pritet një mori veçorish të reja përfshirë një sistem i trefishtë kamerash, procesori A13 dhe teknologjia e karikimit wireless që mund të karikojë aksesorë të tjerë.