18:37 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Apple lëshon nesër përditësimin e saj të fundit

Apple është gati të lëshoj versionin më të fundit të softuerit të saj për iPhone dhe iPad. Thashethemet sugjerojnë se gjiganti i teknologjisë do të lëshojë sistemin operativ nesër për të përkuar me një ngjarje që pritet të zbulojë iPad-in e ri.

Versioni i ri i iOS do t’ju lejojë të fikni një tipar  ‘mbytës’ i cili ngadalëson telefonat më të vjetër.

Gjiganti teknologjik tha se azhurnimi i tij përfshin një mënyrë të re për të treguar nivelin e baterisë dhe për të rekomanduar nëse një bateri duhet të ndërrohet, transmeton Indeksonline.

Programi gjithashtu do të prezantojë katër animoji të reja: një luan, një ari, një dragon dhe një kafkë.

Gjithashtu do të jeni në gjendje të mbani shënime nga mjeku juaj ose spitali në aplikacionin e përditësuar të Shëndetit.
Përditësimi gjithashtu do të shfaqë video muzikore në muzikën e Apple dhe gjithashtu përmban ndryshime në lajme me një funksion të përmirësuar ‘Top Stories’. /Indeksonline/

Temat: