11:41 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / MSH

Apple me laptop të ri

Apple ka prezantuar laptopin e saj të ri, MacBook Air.

Laptopi është 11 mm i trashë dhe pëshon 1.2 kilogramë.

Karakteristikat e këtij laptopi përfshijnë mbushje me MagSafe, dy porte Thunderbolt dhe një për kufje.

Procesori i MacBook-ut të ri është M2 Apple.

”I ridizajnuar plotësisht rreth M2, MacBook Air është më i hollë, më i lehtë dhe më i shpejtë me një ekran më të madh, kamerë më të mirë dhe jetëgjatësi të baterisë gjatë gjithë ditës, në katër ngjyra të bukura” tha Greg Joswiak gjatë prezantimit.

Ekrani i laptopit ështgë 13.6 inç, me 500 nits ndriçim maksimal.

Ka kënde më katrore sesa modelet paraprake dhe Apple thotë se është 40% më i shpejtë, falë çipit të ri M2.