16:56 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Apple merr vendim të madh për iPhone

iPhone LCD do t’i takojnë të kaluarës që nga viti 2020. Apple ka marrë vendim që në vitin 2020 të kalojë tërësisht në ekranet OLED. Ekranët OLED lejojnë dizajnin “më fleksibël” të celularëve.

Por, ky vendim i Apple pritet ta dëmtojë fuqishëm kompaninë japoneze të prodhimit të ekraneve LCD.

Japan Display do të kërkojë pako shpëtimi nga investitorët pasi që gjysmën e të ardhurave vjetore i siguron nga marrëveshja aktuale që ka me Apple.

Apple do të lansojë tre telefona gjatë këtij viti, dy nga ta pritet të jenë me ekran OLED ndërsa një me LCD./Indeksonline/