13:18 / E Martë, 27 Prill 2021 / AR

Apple mund të gjobitet nga Komisioni Evropian për praktika të pandershme konkurrence

Komisioni Evropian pritet këtë javë të nisë një hetim ndaj App Store për shkelje të ligjit të konkurrencës në Evropë raportoi Financial Times. Akuzat mund të vinë pas thuajse dy vitesh përballje me Spotify.

Në 2019-ën pranë Komisionit Evropian erdhi një ankesë e Spotify se Apple përdoret App Store për të kufizuar zgjedhjen dhe penguar inovacionin.

Për këtë Spotify vuri në vëmendje komisionin 30% të Apple në blerjet brenda aplikacioneve të App Store. Për shkak të këtij komisioni Spotify detyrohet të mbajë çmimin 12.99 dollarë ndërsa në të vërtetë merr vetëm 9.99 dollarë.

Madje argumenton se vetë Apple tarifon 9.99 dollarë për blerjet brenda aplikacioneve të saja si Apple Music. Rasti i Spotify është vetëm një prej disa që janë hapur pranë Komisionit Evropian për praktikat e biznesit të Apple.

Ende nuk dihet cilat kanë për të qenë përfundimet e Komisionit në lidhje me rastin. /PCWorld Albanian