08:40 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Apple ndryshon madhësitë e ekraneve për iPhone e 2020

Apple do të ndryshojë madhësinë e ekraneve të iPhone në 2020 duke ofruar modele më të vogla dhe më të mëdha se ç’janë aktualisht.

Sipas medias Koreane ETNews, Apple do të lançojë një iPhone 5.4-inç, një iPhone 6.1-inç dhe një iPhone të ri me ekran 6.7-inç.

Linja e 2019-ës së iPhone përbëhej nga modele 6.1-inç iPhone 11, 5.8-inç iPhone 11 Pro dhe 6.5-inç iPhone 11 Pro Max.

Raporti tha se Apple gjithashtu do të përdorë ekranet e Samsung për modelet 5.4-inç dhe 6.7-inç OLED.

LG do ti japë ekranin OLED për modelin 6.1-inç. Aktualisht modeli 6.1-inç iPhone 11 ka ekranin e lirë LCD. Duke lënë të kuptohet se Apple mund të sjellë një model 5G, ETNews tha se më shumë se katër iPhone mund të prezantohen.