19:37 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Apple pagoi gjashtë miliardë dollarë për të mbyllur betejën ligjore me ‘Qualcomm’

Beteja kundër kompanisë ‘Qualcomm’ mund t’i ketë kushtuar shumë shtrenjtë ‘Apple’-s.

Sipas një analistit të ‘UBS’, ‘Apple’ ka paguar gjashtë miliardë dollarë për të mbyllur këtë qështje ligjore, transmeton Indeksonline.

Arsyeja se pse ‘Apple ka paguar një çmim kaq të lartë është se kjo çështje ishte shtrirë në shumë kontinente dhe rrezikonte të ardhmen e Iphone-ve me 5G.

Mbyllja e kësaj beteje u shoqërua me një pagesë të vetme të ‘Apple’ për ‘Qualcomm’ si dhe u arrit një akord për përdorimin e çipeve të këtij të fundit tek iPhone.

Më përpara ‘Apple’ kishte paguar 7.5 dollarë për patentë për një telefon ndërsa tani do ti paguajë 1 deri në 2 dollarë më shumë./Indeksonline/