12:12 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

“Apple” përballet me një kërkesë së fortë për “iPhone” 12-n

“Apple” ka vënë 40-45% të invetarit në dispozicion të “iPhone” 12-s megjithatë interesi i lartë i treguar për iPhone 12 Pro ka bërë që kompania të ndryshojë planet.

Analisti i mirënjohur i “Apple”-it Ming Chi-Kuo të dielë tha se porositë për “iPhone” 12 dhe 12 Pro kanë tejkaluar pritshmëritë në javën e parë të debutimit.

“Apple” ka vënë 40-45% të inventarit në dispozicion të “iPhone” 12-s megjithatë interesi i lartë i treguar për “iPhone” 12 Pro ka bërë që kompania të ndryshojë planet.

Sipas Kuos, “iPhone” 12-a dhe 12 Pro do të zënë 30-35% të inventarit të plotë të iPhone për tre mujorin e fundit e të 2020. Sa i përket iPhone 12-s mini Kuo thotë se “Apple” ka rezervuar 10-15% të inventarit.

“iPhone” 12-a dhe 12 Pro janë shumë të ngjashëm në paraqitje si nga madhësia e ekranit prej 6.1-inç. Megjithatë 12 Pro ka një kamerë telefoto dhe një sensor LiDAR së bashku me 2GB RAM më shumë.

Telefonat janë të disponueshëm për t’u porositur që prej së premtes 16 tetor. Porositë për “iPhone” 12 mini dhe 12 Pro Max fillojnë më 6 nëntor.