17:57 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Apple planifikon të bashkojë aplikacionet iOS dhe macOS

Për vite me radhë, Apple ka sjellë më afër së bashku platformat mobile, desktop dhe tabletë. Nga 2021, kjo mund të ndryshojë.

Sipas një raporti nga Bloomberg , Apple planifikon t’u mundësojë zhvilluesve të krijojnë aplikacione që punojnë në të gjitha platformat kryesore të kompanisë.

Raporti thotë se iniciativa ka për qëllim nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të aplikacioneve. Masa mund të jetë një lehtësim i madh për zhvilluesit dhe një ndryshim i madh për përdoruesit.

Për shembull, kjo do të thoshte që App Store e Apple dhe App Store MacOS do të bashkoheshin në një mënyrë të efektshme.

Është e rëndësishme të theksohet se kjo nuk do të thotë se macOS dhe iOS do të bëhen një sistem operativ i vetëm; të dy OS-të do të mbeten të ndara. /Indeksonline/