15:55 / E Shtunë, 05 Maj 2018

Apple pranon një problem të iPhone 7 dhe 7 Plus

Apple e ka pranuar se modelet e iPhone 7 dhe 7 Plus që funksionojnë me iOS 11.3 kanë problem me mikrofon gjatë telefonatave. Disa raste të kësaj natyre janë dorëzuar në dyqanet e Apple duke shtyer kompaninë të nisë hetimet.

Disa përdorues në Reddit dhe Twitter kanë raportuar se përjetojnë probleme të tilla mikrofonike gjatë disa muajve të fundit.

Apple u ka rekomanduar të gjithë përdoruesve që kanë këtë problem që të fikin Bluetoothin për të tejkaluar këtë defekt.

Në rast se nuk kalohet problemi, Apple sygjeron që të fiket telefoni për të rindezur përsëri./Indeksonline/