12:41 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Apple pritet ta blej edhe këtë kompani

Apple mund të blejë Netflix-in popullor, pas vendimit të fundit në SHBA për të shfuqizuar taksën e korporatave.
Apple qëndron ulur” mbi 252 miliardë dollarë para të gatshme dhe gati 90 për qind e tyre është jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Analistët besojnë se Apple do të ketë nevojë vetëm për një të tretën e këtyre parave për të financuar blerjen e Netflix.

Edhe pse e gjithë kjo ka kuptim në letër, nuk ka asgjë për të sugjeruar që Apple madje e ka konsideruar idenë e blerjes së Netflix.

Apple ka kohë që po përpiqet të përshtatet në fushën e video streaming në internet dhe blerja e Netflix do t’i japë kompanisë një avantazh të madh në treg.