20:47 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Apple ‘pushtohet’ nga fansat për produktet e reja

Fansat e kompanisë Apple kanë ‘vërshuar’ pas  iPhone-it të ri prej 1,449 dollarësh, pasi produkti më i fundit i gjigantit teknologjik goditi tregun.

Qindra persona ishin rreshtuar jashtë dyqaneve anembanë Australisë dhe Singaporit në pritje për iPhone XS, iPhone XS Max dhe Apple Watch Series 4, transmeton Indeksonline.

Dyqanet australiane të Apple ishin të parat që u hapën në nivel global për shkak të ndryshimit të kohës, me qindra njerëz që pritnin jashtë dyqanit të Sidneit për të marrë produktet shumë të pritura.

Teddy dhe Lee, studentë 20 vjeçar nga Koreja e Jugut që studiojnë në Sidnei dhe Mazen Kourouche, 21 vjeç, përdorues të rregullt të Apples, ishin të parët që rrëmbyen produktet më të reja të Apple në Sydney.

Këtë vit, Apple është duke sjell aparate që kushtojnë deri në 1.449 dollarë, duke e krijuar listën më të shtrenjtë të iPhones ndonjëherë./Indeksonline/.