Apple së shpejti me një pilot program për të rregulluar pajisjet e vjetra
Përkundër që Apple po lason produkte të reja, ato të vjetra po vazhdohen të blihen shumë, transmeton Indeksonline.
Pajisjet si Iphone 4s dhe 5 ende po përdoren shumë. Duke e parë këtë Apple ka vendosur që të bëjë një pilot program që të ndihmoj përdoruesit në rast të ndonjë prishjeje.
Ky program pritet që të përfshijë pajisjet si: Iphone 5, MacBook Air 11 inç dhe 12 inç, iMac 21 dhe 27 inç kurse nga data 30 nëntor do të përfshihen edhe Iphone 4s dhe MacBook Pro. /Indeksonline/