Apple shndërron Volkswagen në automobil autonom
Gjiganti amerikan arriti marrëveshje me prodhuesin gjerman për përdorimin e modelit VW Transporter T6 në testet për vozitjet autonome, shkruan New York Times.
Marrëveshja është pjesë e projektit “Titan”, të cilin Apple e lansoi para tri vjetësh me synim që të zhvillojë dhe prodhojë automobilat elektrikë autonomë.
Sipas marrëveshjes me Volkswagen, të dyja kompanitë me ndihmën e firmës italiane Italdesign së bashku do të kryejnë modifikimet e përbashkëta në modelin T6 Transporter, në mënyrë që kjo makinë të bëhet me motor elektrik.