08:14 / E Hënë, 11 Shkurt 2019

Apple shpërblen adoleshentin që zbuloi lëshimin e sigurisë në FaceTime

Një adoleshent amerikan i cili zbuloi një të metë të sigurisë në aplikacionin e FaceTime për thirrjet video mori një shpërblim nga Apple.

Kompania nga Cupertino nuk ka zbuluar shumën e 14-vjeçarit Grant Thompson, por besohet se bëhet fjalë për para që do ta ndihmojnë në arsim.   

I riu fitoi shpërblimin pasi gjeti një të metë që lejonte përgjimin e përkohshëm të pranuesit të thirrjeve FaceTime.

Ai mori çmimin pasi një ekspert i sigurisë refuzoi të zbulojë të metën e sigurisë, pasi nuk i ishte ofruar shpërblim.

Informacioni për lëshimin e sigurisë në aplikacionin Face Time u shfaq në janar. U zbulua se disa përdorues të pajisjes Apple mund t’i dëgjonin fshehurazi njerëzit që thërrisnin nëpërmjet FaceTime, edhe pse marrësit nuk e pranonin thirrjen.

Apple e pa këtë si një problem serioz, duke parandaluar thirrjet në grupe gjatë hetimit të asaj që po bëhej dhe përgatitjes së riparimit.

Ndryshe, Thompson i dërgoi disa e-mail Apple dhe porosi të tjera për ta paralajmëruar kompaninë rreth problemit.