22:33 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Apple sjell një iPhone buxhetor vitin e ardhshëm po aq i fuqishëm sa iPhone 11

Në fillim të 2020-ës Apple pritet të lançojë një version të ri më pak të kushtueshëm të iPhone: modelin iPhone SE.

Modeli origjinal iPhone SE u lançua në 2016-ën dhe kushtonte vetëm 400 dollarë. iPhone SE 2 mund të vijë me të njëjtin çmim, shumë më poshtë sesa çmimi 700 dollarësh i Apple iPhone 11.

Sipas analistit të mirënjohur të Apple, Ming Chi Kuo, iPhone SE i ri mbërrin në tre mujorin e parë të 2020-ës.

Për më tepër Kuo ka një rekord të mirë me raportimet e sakta rreth produkteve të ardhshme të Apple. Ai thotë se iPhone SE i ri do të ketë ngjashmëri me iPhone 8 por të njëjtin çip që ka iPhone 11 Apple A13 shoqëruar me 3GB RAM.

iPhone 8 ka ekran 4.7-inç LCD dhe përdor skanerin e shenjave të gishtërinjve për sigurinë në vend të sistemit aktual të Apple Face ID. iPhone SE pritet të ruajë të njëjtat specifike.

Apple nuk ka prezantuar ende asgjë formalisht për iPhone SE por është raporti i dytë më i besueshëm që raporton. Në Shtator gazeta Japoneze Nikkei publikoi një raport lidhur me iPhone SE.