Apple ua ndalon punëtorëve përdorimin e ChatGPT
Apple i ka ndaluar punonjësit të përdorin ChatGPT, kryesisht për shkak të frikës së rrjedhjes së të dhënave.
Megjithatë, ndalimi ishte edhe për faktin se roboti i bisedës po integrohet gjithnjë e më shumë në mjetet e Microsoft-it, shkruan The Wall Street Journal.
Edhe pse ky lajm vjen papritur, nuk është aq i pazakontë. Konkretisht, reporteri dhe analisti i Bloomberg, Mark Gurman, së fundmi njoftoi në Twitter se ChatGPT është në listën e softuerëve të kufizuar të Apple prej muajsh.
“Unë besoj se ChatGPT është ndaluar ose kufizuar softueri në Apple për muaj të tërë. Natyrisht, lëshimi i ChatGPT në iOS e bën këtë përsëri të rëndësishme”, shkroi Gurman.