16:35 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Apple Watch 5 ofron funksionin EKG edhe jashtë SHBA-së

Seria e pestë e orës së mençur Apple do të vijë me dizajn të përmirësuar qeramike dhe mbështetjen elektrokardiogram në rajone të shumëfishta. Kjo bazohet në detajet më të fundit nga raporti i investitorëve, i cili erdhi nga analisti Ming-Chi Kuo.

Funksioni EKG është aktualisht në dispozicion vetëm për përdoruesit në SHBA, pasi që Apple duhet të merret me rregullore të ndryshme shëndetësore në vende të ndryshme, në mënyrë që të zbatojë këtë funksion në elektronikën e saj.

Problemi me kalimin e kësaj karakteristike në një orë të zgjuar është se pajisja bëhet një “pajisje mjekësore”, një kategori krejtësisht e ndryshme, e rregulluar me ligje dhe rregulla të ndryshme.

Përveç kësaj, Kuo përmend se Apple Watch Series 5 do të ketë një dizajn të ri prej qeramike. Nuk dihet saktësisht se çfarë do të thotë kjo, por dihet se versionet premium të qeramikës të modeleve më të hershme të Apple Watch kishin disa probleme, kështu që ridizajni ka kuptim,