75 Mall Live Search
08:31 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arabia Saudite pranon vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Arabia Saudite, pas 18 ditësh ka pranuar se gazetari Jamal Khashoggi u vra në ambientet e konsullatës së vendit në Stamboll.

Në një transmetim të televizionit shtetëror saudit u raportua se Jamal Khashoggi u vra gjatë një përleshjeje në konsullatën saudite në Stamboll.

18 persona janë arrestuar dhe po ashtu janë shkarkuar dy gjeneralë, të cilët kanë qenë të përfshirë në ngjarjen e cila u mbyll me vrasjen e gazetarit 61 vjeçar.

Gjeneralët e shkarkuar janë zëvendës shefi i inteligjencës, Ahma dal-Assiri dhe Saud al-Qahtani që ishte ndihmësi i lartë i princit të kurorës Mohammed Bin Salman.

Gazetari i ndjerë kishte shkuar në konsullatën arabe në shtetin turk për të marr një dokument martesor, por nuk doli më që aty, ndërsa autoritetet turke kishin nisur hetimet dhe kërkimet.

Kurse vrasja, ashtu siç pohonin edhe autoritetet turke se kishte ndodhur brenda konsullatës arabe i kishin mohuar këta të fundit, por që të premten hoqën dorë nga pretendimet e tyre duke thënë të vërteten.

Ndryshe, Jamal Khashoggi ishte gazetar saudit që jetonte në SHBA dhe shkruante për Washington Post./Indeksonline/