21:02 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Arbani ironizon me trajnerin danez, pas deklaratës qesharake që e bëri për Kosovën!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi i është gëzuar barazim të Kosovës me Danimarkën

Madje, Arbani ka ironizuar me deklaratën e trajnerit danez i cili kishte thënë se me Kosovën do të bëj stërvitje.

“Ishte një stërvitje e shkëlqyer ? Barazimi me Danimarkën, është sukses i madh! Urime Kosovë. Pas zhgënjimit me klasën politike, këta djelmosha e kthejnë shpresën e tregojnë që ky vend do të bëhet”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës përfundoi me rezultat 2:2./Indeksonline/