75 Mall Live Search
12:41 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Arben Gashi: Qeveria e Hotit s’do t’i shkarkojë bordet e emëruara nga VV-ja

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur në seancën që po mbahet për votimin e Qeverisë së Hoti.

Ai tha se kjo qeveri e udhëhequr nga Hoti duhet të shihet si qeverisje që duhet të ndërtojë shpresë, derisa ftoj deputetët ta votojnë atë, transmeton Indeksonline.

 “Ne sot jemi mbledhur për të zgjedhur Qeverinë e re në krye me Hotin, pas një procesi të mundimshëm kushtetues, ndonjë në dukje ky vendim kjo qeveri vjen si një rezultat i një situate polariuzese, një pjesë e publikut e spektrit shikon me kundërshtim, po thuajse me urrejtje e të tjerët me shpresë.

Ne kishim një qeveri të ndërtuar me shpresë, por ajo ra, por tani çështja është si duhet të qeverisim me një qeveri që duhet të ndërtojë shpresën. Qeveria, të mos shpresojë, por të punojë shumë që ta kthejë shpresën dhe ta trajtojë zhvillimin.

Duke njohur Hotin dhe ministrat e LDK-së, atyre s’u duhet shpresa, por të punojnë, por edhe nga përfaqësuesit e partive të tjera.

Një gjë ta ketë të qartë kjo qeveri, përgjegjësinë që e ka, jo vetëm në raport me krizën ekonomike, por s’do të ketë mundësi të arsyetohet që ka pasur krizë. Kjo qeveri ta ketë parasysh një gjë tjetër, mirëqeverisjen, s’do të pranojnë asnjë lloj arsyetimi.

Gjithsesi, ne pajtohemi të vëmë disa kritere, që kanë të bëjnë me nepotizmin, a punësimet familjare, do të ketë qasje të plotë në vendimmarrje e tenderim.

Arsyet pse disa e shohin me dyshim, kanë të bëjnë me dy çështje, se a do të vazhdojë a do të ndahet Kosova, apo edhe kapja e shtetit? Marrëveshja me Serbinë, janë çështje që duhet të diskutohen. Kjo qeveri dhe secila tjetër ta di, se negocion në emër tonin, në emër të Kuvendit, pra të popullit.

Neve na duhen negociatorë të fortë, por fillimit një koncesuz i brendshëm, edhe nëse VV- PDK, tashti nga pozicionet e opozitës do ta kenë më të lehtë dhe do ta kenë derën e hapur për të gjitha çështjet”, tha Gashi.

Ai tha se duhet të jenë të bashkuar në politikën e jashtme, sepse kufijtë e territori, janë çështje e popullit, e ne jemi përfaqësues të tyre.

“Pra, duke u pajtu koncesualisht në politikë të jashtme, premtimet elektoralet që pritnin interesat themelore, s’duhet të shndërrohet në garë televizive, por më institucione kompetente.

Sa i përket kapjes së shtetit, ky perception është diçka që s’mund të anashkalohet, kanë emëruar kush më shumë e kush më pak militantë në poste të rëndësishme, u pa se VV-ja e bëri këtë, e bashkë mund ta ndalim këtë.

Unë them se kapja s’duhet të jetë element që identifikon këtë qeverisje. Ne të vazhdojmë ta shkapim shtetin, pa punësime partiake. Dhe si fillim i rekomandoj qeverisë që bordet nga VV të mos shkarkohen, por t’iu bëhet një performancë e thugtë, jo pse të shkarkohen pse u emëruan nga VV-ja, por të shihet baza juridike dhe ligjore.

Sa i përket bashkëpunimit me opozitën, jemi të gatshëm për procesin e dialogut”./Indeksonline