13:19 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

Arbër Hoxha nis stërvitjet me Dinamo Zagrebin

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Hoxha ka filluar stërvitjet me ekipin e ri, Dinamo Zagreb.

Faqja e klubit kroat ka publikuar fotot e ish-lojtarit të Ballkanit dhe Slaven Belupo duke u stërvitur me ekipin e madh nga Kroacia, shkruan Indeksonline

Hoxha u transferua mbrëmë nga Slaven Belupo në Dinamo, shifra e transferimit nuk është bërë e ditur ende por flitet se do të jetë rreth 1 milion euro.

Ish-futbollisti i Ballkanit këtë sezon në HNL-n e Kroaicsë zhvilloi 18 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri tri asiste./Indeksonline/