Arbëria e fillon mbarë sezonin e ri në Superligë, mposhtë pastër Trepçën ’89

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Trepçës ’89 dhe Arbërisë, duel ky në kuadër të xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Arbërisë që këtë sezon u promovuan në Superligë ka arritur të shënojë fitore historike përballë Trepçës ’89 me rezultat të pastër në 0:2, shkruan IndeksOnline
Djelmoshat e teknikut Morina u treguan me të zot në ktë ndeshje, ku me golin e Bahtirit në pjesën e parë dhe të Llugiqit në të dytën, arritën që t’i paketojnë tre pikë të plota qysh me fillimin e sezonit të ri në Superligë.
