20:17 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Arbëria me mungesa kundër Dritës, nuk mund të llogarisë në këta tre futbollistë

Klubi i Arbërisë nesër do të zhvilloj ndeshjen e fundit të rrethi të parë të ndeshjeve në Superligën e Kosovës.

Klubi nga fshati Dobrajë nesër do të ketë punë me kampionin aktual të Kosovës, Drita. Por, skuadra e Arbërisë nesër do të ketë mungesa.

Trajneri i “Stuhisë së Kuqe”, Arbnor Morina për Indeksonline ka treguar se deri më tani janë tre mungesa të konfirmuara.

Bruno Arrabal, Kreshnik Bahtiri dhe Aladin Djakovc do të mungojnë. Në dyshim është edhe mbrojtësi, Ergon Hyseni.

Për këtë të fundit do të kuptohet nesër nëse do të jetë i gatshëm pas konsultave mjekësore.

Arbëria në ndeshjen e fundit u mposhtë nga Llapi me rezultat 2:0. Kurse, Drita vjen pas fitorës që pati kundër Drenicës me rezultat 4:1./Indeksonline/