16:57 / E Enjte, 06 Maj 2021 / Blerim

Arbëria shënon fitore të madhe përballë Ballkanit, Drenica ishte e fortë për Llapin

Tashmë kanë përfunduar dy ndeshjet e xhiros së 33’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e parë Drenica triumfoi ndaj Llapit me rezultatin final në 4:2, duke përmirësuar kështu renditje e tyre në tabelë, shkruan IndeksOnline

Me golat  e shënuar nga Monina si autogol, Rapo, Meziu dhe Gentrit Dumani, ndërsa Llapi shënoi dy gola përmes, Hossari dhe Sava Gardasevic.

Ndërkaq, Arbëria shënoi një fitore të madhe në udhëtim tek Ballkani, duke e mposhtur kandidatin për titullin kampion me rezultatin final në 2:3.

Për Ballkanin shënuan, Shala dhe Hoxha e të Arbëria dy gola i realizoi Bahtiri dhe golin e fitores erdhi nga Llugiqi.

Me këtë fitore, arbëria largohet nga vija e kuq.