12:13 / E Martë, 09 Mars 2021 / OSH

Arbërie Nagavci e kalon Covid-19, ka fjalë të mëdha për punëtorët shëndetësor në QKUK

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, kishte dy javë e prekur me Covid-19 e prej të cilave njëri nga to e ka kaluar në QKUK dume marrë trajtim mjekësor.

Mirëpo ajo tashmë në testin e bërë ka rezultuar negativ dhe ka treguar se është e gatshme për të nisur punën dhe aktivitetet e saja.

Nagavci pos tjerash ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje stafit mjekësor në QKUK e të cilit siç ka shkruar ajo “përkundër se të stërngarkuar me punë dhe duke u përballur me sfida të shumta, përfshi ato të mungesës së ilaqeve dhe vështirësisë për të kërkuar nga pacientët që disa nga ilaqet t’i sigurojnë/blejnë vet, ata ishin në nivel të detyrës në aspekt profesional e etik”.

“Kujdesi që na kanë ofruar, përvoja dhe përgatitjet e tyre, më japin shpresë se do të tejkalojmë vështirësitë e shumta edhe në sistemin shëndetësor”, ka shkruar Nagavci.

Postimi i plotë i saj: