19:45 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arbnor Morina: Me futboll dhe tifozëri i dhamë leksion Malit të zi

Kosova mbrëmë bëri një ndeshje të madhe duke e mposhtur Malin e zi me rezultat 2-0 në kualifikueset për Euro 2020.

“Dardanët” treguan se janë dukshëm më lartë se kundërshtari, si në lojë ashtu edhe në tribuna.

Trajneri i njohur kosovar, Arbnor Morina në një prononcim për Indeksonline e ka vlerësuar me notën “10” paraqitjen e skuadrës së Challandes.

Ndeshje shumë e mirë në të gjitha aspektet, që nga mikpritja, loja dhe përcjellja, një 10 e pastër. Brenda lojës ka pasur shumë stabilitet, sidomos në mbrojtje“, ka thënë Morina.

Por ngarkesa e lojës ka bërë që te këtë nervozizëm pak më tepër se ç’duhet dhe e kemi paguar me kartonë të verdhë pa nevojë“.

Ai ka thënë se Kosova e ka humbur një mundësi shumë të mirë për ta përmirësuar golaverazhin.

Aksionet kanë qenë të rrjedhshme dhe të punuara me paramendim, por na mungoi efikasiteti më i madh. Këtë po e them se kemi pasur rastin të përmirësojmë golaverazhin i cili ndoshta mund të na nevojitet. Djemve dhe trajnerëve edhe një herë bravo e madhe për lojë“.

Trajneri ka vlerësuar lartë edhe paraqitjen në tribuna të tifozëve të Kosovës.

E Dardanët dhe publiku kanë treguar edhe këtë herë një shkallë të lartë të qytetarisë me brohoritjet e tyre“, ka përfunduar Morina.

Kosova tani ka edhe dy ndeshje, dy finale që të mund të siguroj kualifikimin në Europian. /IndeksOnline/