09:17 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arda Turan, çelësi i transferimit të Ozil në Barcelonë

Ndër detyrat e mbetura të Barcelonës në tregun e transferimeve, janë dy prioritete që tashmë kanë qenë të ditura për disa kohë.

Katalunasit janë në përpjekje të shitjes së Ardan Turan, ku verën e kaluar ishte afër të rikthehej në Galatasary, ndërsa klubi turk vazhdon ende të interesohet për të.

Nga ana tjetër, plani tjetër i Barcelonë tashmë e një kohë është Coutinho dhe ende mbetet një enigmë e vërtetë.

Siç pretendon Daily Sport mund të përdorë Arda Turan që ta sjell Ozilin në Spanjë. Arsenali do të kërkoj rreth 34 milionë euro, megjithëse duke pasur parasysh kontratën e Ozil, numri mund të shkoj deri në 20, sidomos duke e ditur se Ozil kërkon një pagë prej 19 milionë euro bruto për sezon.

Kjo do ta bënë operacionin më të shtrenjtë. Megjithatë, Barça ka një plan tjetër.

Agjenti i Turan ka ofruar lojtarin në klubet tjera, sepse ai nuk hyn në planet e Ernesto Valverde dhe dëshiron të luaj. Në Londër mund ta bëj këtë, pasiqë Arsenalit i duhet një lojtar i tillë kreativ. Arda dëshiron të largohet – Ozil do të dëshironte Barcelonën.

Krejt çfarë duhet të bëhet është që skuadrat të bien dakord në aspektin ekonomik dhe të bindin Arsene Wenger, i cili bllokoi largimin e gjermanit. /IndeksOnline/