Ballkani nis aventurën evropiane, këto janë formacionet zyrtare
Nënkampioni i Kosovës në futboll Ballkani do ta nis sot një tjetër aventurë evropiane në kualifikimet e Conference League për sezonin 2026/2027.
Skuadra e drejtuar nga Mislav Karoglan do të luajë në udhëtim ndaj ekipit uellsian Connah’s Quay, në ndeshjen e parë të raundit kualifikues.
Tekniku kroat ka vendosur që në këtë ndeshje të futet me lojtarët më të mirë që ka në dispozicion.
Formacionet zyrtare:
Connah’s Quay: Renshaw; Murray, Ferguson, West; Stone, Franklin, Woodcock, Jones; Cowan, Sharif.
Ballkani: Goluboviq; Dosso, Halili, Batarelo, Vokrri; Albert, Sabanadzovic, Kuç, Domgjoni, Serebe, Klinaku.

