Legjenda e Francës: Nëse nuk e fitojmë Kupën e Botës, është një zhgënjim i madh!
Ish-kampioni i botës me Francën, Franck Lebœuf, ka shprehur besimin e plotë te forca e kombëtares franceze, duke deklaruar se çdo rezultat tjetër përveç triumfit në Kupën e Botës do të konsiderohej një dështim.
“Nëse Franca nuk e fiton Kupën e Botës, do të jetë një zhgënjim i madh. Ne i frikësojmë të gjithë! Kemi një makineri lufte. Edhe të huajt thonë se jemi të pamposhtur dhe kanë të drejtë ta mendojnë kështu”, u shpreh Franck
Kujtojmë që Franca deri tani ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Botës.
Në raundin e radhës “Gjelat” do të luajnë ndaj Marokut./Indeksonline/

