09:20 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Ardhja e Ibrahimoviqit, ringjallë edhe Piatekun

Milani shënoi fitoren e dytë radhazi, ku këtë herë mposhti Spalin me rezultat 3-0 në ndeshjen e Kupës së Italisë.

Ardhja e janarit, Zlatan Ibrahimoviqi nuk u paraqit në këtë sfidë dhe në sulm luajti Piateku, shkruan Indeksonline.

Por polaku bëri një paraqitje shumë të mirë, ndryshe nga pjesa tjetër e sezonit kur ishte në “hije”.

Ardhja e suedezit në “San Siro” duket se ka shtuar rivalitet në sulm dhe i ka dhënë energji edhe Piatekut.

Milani luan të dielën kundër Udineses në ndeshjen e Series A. /IndeksOnline/